Sport

Behrami, lojtari punëtor i top-ligave evropiane

Valon Behrami nuk mund të mburret shumë me numrin e trofeve që ka fituar gjatë karrierës. Ka plot lojtarë shqiptarë që kanë fituar më shumë trofe në futbollin evropian se ai.

Por Behrami është i veçantë në mesin e futbollistëve shqiptarë, shkruan Koha Ditore. Është futbollisti që ka mbijetuar më së gjati në nivelin më të lartë evropian, përkatësisht në top-ligat evropiane të futbollit.

Ligat e Anglisë, Spanjës, Gjermanisë, Italisë dhe Francës përbëjnë pesëshen e top-kampionateve evropiane. Behrami ende nuk ka luajtur në Spanjë e Francë, dhe ka pak gjasa që të luajë në këto dy shtete deri në fund të karrierës, por nivelit më të lartë nuk i është ndarë që prej vitit 2005.

Është plot 12 vjet në elitën evropiane të futbollit. Në nivelin më të lartë do të luajë të paktën edhe dy vjet të tjera. Ai gjatë javës ka kompletuar transferimin te Udinese e Serie A të Italisë. Serie A është në fakt kampionati më i njohur për Behramin.

Mesfushori 32-vjeçar nuk veçohet për aftësi të mëdha teknike. Është puna e madhe në fushë, vrapimi i pandalshëm, që i kanë mundësuar që të luajë në skuadra të ndryshme të ligave të mëdha evropiane...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.