Tatuazhi si shenjë e mburrjes me Majlindën

Tatuazhi si shenjë e mburrjes me Majlindën

20 gusht 2017 08:36

Tatuazhet nëpër trup në kohët e fundit janë bërë trend te të rinjtë kosovarë, të cilët nuk po hezitojnë që ndonjë datë apo ngjarje të veçantë ta pikturojnë në trupin e tyre për ta pasur përgjithmonë në kujtesë.

I tillë është edhe 30-vjeçari nga Peja, Trim Gashi që është i punësuar në një bankë të këtij qyteti, shkruan sot Koha Ditore.

Trimi ka disa vjet që është i dhënë pas tatuazheve në trup. Gjithsej ka shtatë tatuazhe, kurse së shpejti numri i tyre pritet të rritet në dhjetë - ka "rezervuar" vendet edhe për tri të tjera, që së shpejti do t'i ketë pjesë të pandashme të trupit. Të gjitha tatuazhet e tij janë të përhershme dhe të gjitha janë me motive shqiptare.

Për Trimin të gjitha tatuazhet e tij janë të dashura dhe të veçanta. Në dorën e tij të majtë, Trimi ka një tatuazh që beson se askush tjetër nuk e ka.

Në këtë tatuazh është paraqitur figura e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, duke festuar me të dy duart lartë. Përfundi figurës së Majlindës, janë të vizatuar rrathët olimpikë, si shenjë që xhudistja nga Peja është fituesja e parë dhe e vetme nga Kosova e medaljes së artë olimpike...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme