Motivi i veçantë i Shpatit për sukses në xhudo

Motivi i veçantë i Shpatit për sukses në xhudo

20 gusht 2017 08:07

"Shpati tregoj se si me punë dhe përkushtim arrihen rezultatet e mëdha, me gjithë sfidat që jeta ia ka përplasur qysh në moshë të re". Kështu deklaroi trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, për Shpat Zekën, kur ai më 1 korrik të këtij viti e arriti suksesin më të madh në karrierën e deritashme.

Zeka që më 23 mars ka mbushur 17-vjet, e fitoi medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos për grupmoshën e kadetëve, përkatësisht për garuesit deri në 18-vjet. Me këtë rezultat shtatlarti vetëm dëshmonte potencialin e madh që e ka, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Kuka pret që Zeka të ketë karrierë të suksesshme, ndërsa xhudisti i ri ka ëndrrat e tij, për realizimin e të cilave është duke punuar fort.

Të paktën për karrierën në xhudo e ka edhe fatin pas vete. Punon nën urdhrat e Kukës, njërit prej trajnerëve më të vlerësuar në botë tashmë.

Ndërsa si xhudist është rritur duke mësuar prej sportistëve bindshëm më të mirë që ka Kosova: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova. Të stërvitesh çdo ditë nën urdhrat e Kukës, në shoqëri me Majlindën, Norën, Distrinë e Akilin dhe të kesh talent për xhudo, është një parakusht për karrierë të suksesshme.

Por Kuka nuk e lë Shpatin të gëzohet para kohe, ndërsa edhe vetë xhudisti e di që i duhet shumë punë e mund për të zënë apo për t'iu afruar yjeve të sportit kosovar....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme