Sport

Atletico barazon me Gironan, përjashtohet Griezmann

Atletico Madridi ka arkëtuar me vështirësi një pikë nga ndeshja në udhëtim te Girona.

Në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga skuadra e Diego Simeones barazoi me rezultat 2-2, transmeton Koha.net.

Vendasit krijuan epërsi prej dy golash përmes Stuanit, që realizoi dy herë në minutat 22 dhe 25.

Atletico arriti t’i barazojë shifrat në fund të pjesës së dytë. Së pari shënoi Corres në minutën e 78, kurse goli nga Gimenez në minutën e 85 i dha një pikë ekipit nga kryeqyteti spanjoll.

Në këtë takim me karton të dytë të verdhë u ndëshkua Griezmanni, kur po zhvillohej minuta e 67.