Sport

Montella: Nuk e nënvlerësojmë Crotonen

Trajneri i Milanit,Vincenzo Montella në prag të përballjes me Crotonen ka thënë se nuk do të nënçmohet pasi, pasi secila ndeshje duhet të merret seriozisht.

Milani përballet me Crotonen nesër në ora 20:45, transmeton Koha.net.

“Tani është serioze, secila pikë llogaritet. Shpresoj se do të jetë një sezon i kënaqshëm dhe ta dëshmojmë veten. Është një fushatë shumë e vështirë, dhe në disa raunde të sezonit të kaluar Crotone kishte disa rezultate të përshtatshme për një ekip të Ligës së Kampionëve. Pres ndeshje të ngjashme si në atë të fundit, me ekipin e durueshëm për të pritur momentin e duhur pët të sulmuar”, është shprehur Montella në konferencë për media.

Ai më tutje ka shtuar se, “ka disa vendime teknike, por jo vetëm. Të luash çdo tre ditë, disa rotacione në skuadër janë të pa evitueshme, por Milani nuk do ta nënçmojë Crotonen”.