Sport

Atletico Madrid hyn në garë për Luanin

Descriptive Text

Atletico Madridi raportohet se ka gati 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të Gremios, Luan, raporton gazeta braziliane Hora Zero.

24 vjeçari gjithashtu është subjekt i Spartak Moskës e Sampdorias, transmeton Koha.net.

Megjithatë raportohet se tani klubi spanjoll është duke e udhëhequr garën, me agjentin e lojtarit që ka konfirmuar takimet ndërmjet Gremios dhe Atletico Madridit.

Nëse Atletico siguron shërbimet e tij, atëherë Luan do të mbetet në Gremio deri në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Atletico Madridi nuk ka të drejtë blerje deri në janarin e vitit 2018.