Sport

Kyrgios shumë i fortë për Nadalin në Cincinnati

Descriptive Text

Australiani Nick Kyrgios ka krijuar sensacion, duke dominuar ndaj spanjollit Rafael Nadal, tenisti numër dy në botë, me rezultatin 6-2, 7-5, në çerekfinalet e turneut Masters 1000 në Cincinnati (SHBA), te premten ne mbrëmje.

Kyrgios, lojtari i 23-të në klasifikimin botëror, do të diskutojë të shtunën gjysmëfinalen e tretë në një Masters 1000 në karrierën e tij, duke patur përball një tjetër spanjoll, David Ferrer, i 31-ti në klasifikimin botëror.

Kyrgios me shërbimin e tij të fuqishëm, ka konkretizuar dominimin e tij duke realizuar fitoren e tij të dytë në katër ballafaqime me Nadalin.

Pavarësisht kësaj humbje, Nadal do të marrë kreun e klasifikimit ATP të hënën për herë të parë që nga korriku i vitit 2014, duke zëvendësuar skocezin Andy Murray në vendin e parë të klasifikimit botëror.