Sport

Real refuzon 75 milionë euro për Kovaçiqin

Juventusi ka ofruar 75 milionë euro për mesfushorin Mateo Kovaçiq, por Real Madridi ka refuzuar këtë ofertë.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Juve të premten ka bërë ofertën e majme për mesfushorin kroat.

Kovaçiq u transferua te Reali nga Interi për 31 milionë euro, por ka dështuar të luajë rregullisht në formacionin bazë.

Së fundmi është paraqitur në formacionin e Zinedine Zidane dhe për këtë arsye Reali ka refuzuar ofertën e Juventusit.