Sport

Trepça '89 nis me fitore mbrojtjen e titullit

Kampioni i Kosovës Trepça '89 ka nisur mbrojtjen e titullit me fitoren 3 me 1 që e siguroi ndaj Flamurtarit.

Golin e parë në kampionatin e ri e realizoi Muharrem Jashari në minutën e dhjetë ndërsa Otto John për 2 me 0 realizoi në minutën e 50.

Flamurtari tentoi të rikthehej në lojë me golin e realizuar nga Ardit Jaupaj, por krejt në fund të takimit për 3 me 1 u përkujdes Florent Hasani.