Sport

Conte qeshet me deklaratën e Costas për Chelsean

Antonio Conte ka reaguar me qeshje të shumta ndaj deklaratës së Diego Costas se është duke u trajtuar si kriminel nga Chelsea.

Trajneri italian është pyetur lidhur me deklaratën e sulmuesit spanjoll, por Conte ka preferuar të qeshë në vend se të flasë për këto deklarata.

“Preferoj të qesh, është e madhe, është e madhe. Të gjithë që punojnë te Chelsea mund t’ju tregojnë se çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar. Kjo është një intervistë qesharake”, ka thënë Conte.

Conte me qeshje të shumta ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për çështjen “Costa”.

“Nuk jam i interesuar që të vazhdoj për këtë problem, për mua ai është e kaluar”, ka thënë ai.

Image