Sport

Bayerni ia ndalon duhanin Ancelottit

Descriptive Text

Së bashku me shumë ndryshime që ka bërë për sezonin e ri, trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, duhet të mësohet me mungesën e një prej shprehive të tij të kamotshme, duhanit.

Trajneri italian ka marrë urdhra nga klubi gjerman se nuk guxon të konsumojë duhan në qendrën stërvitore të Bayernit.

Urdhrin ia ka dhënë Hasan Salihamixhiq, drejtori i ri sportiv i Bayernit.

40-vjeçari ka ardhur te ish-klubi për të ndihmuar në rikthimin e formës pas pesë humbjeve në ndeshjet parasezonale dhe autoritetin e tij e ka filluar me trajnerin italian.

“I kam kërkuar Carlo Ancelottit që të mos konsumojë duhan në klub. Natyrisht e ka pranuar – është profesionist i vërtetë”, ka thënë Salihamixhiq për Sky Sports.

Për këtë ndalim të duhanit ka folur edhe trajneri Ancelotti, i cili ka thënë se lënia e duhanit do t’i bëjë mirë shëndetit të tij.

“Kjo është mirë për shëndetin tim, gruaja ime është e lumtur”, ka thënë Ancelotti.