Mayweather do të fitojë 21 milionë ende pa dhënë ndonjë grusht

Mayweather do të fitojë 21 milionë ende pa dhënë ndonjë grusht

18 gusht 2017 09:38

Boksieri amerikan Floyd Mayweather Jr. sërish i ka qëndruar besnik nofkës së tij "Njeriu i parasë". Ai vetëm nga marrëveshjet për veshje në ring për meçin e 26 gushtit do të marrë 19 milionë funte (rreth 21 milionë euro), shkruan sot Koha Ditore.

Pa dhënë asnjë grusht kundër Conor McGregorit, amerikani do të rrisë fitimet e tij.

Vetëm brekët me të cilat Mayweather do të jetë në ring do t'i sjellin shumicën e fitimit prej 19 milionë funtesh, ku ka gjashtë vende për marrëveshje sponsorizimi në to, që do t'i sjellin 11 milionë funte (12 milionë euro).

Kapela e tij fituese ka vlerë 775 mijë funte (850 mijë euro), një rrezik për këdo që të vendosë reklamën e tij, ndonëse Mayweather është favorit për të fituar shifrën.

Këto shifra astronomike tregojnë për interesimin që sjell kjo përballje, ku meçi pritet të jetë më i shtrenjti në histori.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme