Sport

I shtyrë nga humbja, ylli i Juves bën gati lëvizjen e radhës

Paulo Dybala kujton qëndrimin në fushë derisa skuadra e Real Madridit po festonte titullin e Ligës së Kampionëve, para dy muajve në Cardiff. Ishte një skenë që argjentinasi e imagjinoj disa javë para ndeshjes, por natyrisht duke parë veten në rolin e fituesit. Në mendjen e 23-vjeçarit, ai dhe bashkëlojtarët te Juventusi ishin ata që buzëqeshnin me trofeun në duar dhe emrat e tyre të gdhendur në histori.

Por, ai e kuptoi që kjo ishte ëndërr vetëm pasi që futbollistët e Realit filluan festën.

"Mendoja se është një ankth dhe shpresoja se do të zgjohem", thotë futbollisti.

Tash ajo çka Dybala mban mend është vetëm qetësi. Ai kujton se asnjë nga futbollistët e Juves nuk foli deri sa skuadra u kthye në hotel, në periferi të Cardiffit. Pas arritjes në hotel lojtarët u ndan në grupe për t'i shëruar dhembjet dhe për të diskutuar për atë që ndodhi. Dani Alves tha se së bashku me Leonardo Bonuccin kishin qëndruar deri në ora gjashtë në mëngjes duke biseduar. Ajo që dhemb më shumë është që futbollistët e Juves hyn në ndeshje duke besuar që janë pjesë e skuadrës më të mirë në botë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.