Madrid, 17 gusht - Real Madridi ka nisur furishëm stinorin e ri, duke fituar dy trofe, Superkupën e Evropës dhe të mërkurën mbrëma edhe Superkupën e Spanjës në futboll. Mirëpo, trajneri i skuadrës Zinedine Zidane, ka thënë se nuk është koha për t'u ndalur dhe se Realin e pret një stinor edhe më i vështirë, shkruan sot Koha Ditore.
Real Madridi, të mërkurën mbrëma, fitoi 2:0 në "Santiago Bernabeu" ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, ndërsa ndeshjen e parë të dielën mbrëma në Barcelonë e kishte fituar 3:1. Marco Asensio dhe Karim Benzema shënuan golat të mërkurën mbrëma për skuadrën madrilene. Në ndeshjen për Superkupën e Evropës, Reali e mposhti Manchester Unitedin me shifrat 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.