Sport

Hummels jep një për qind të rrogës për bamirësi

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, është lojtari i parë që i është bashkuar iniciativës së mesfushorit ofensiv të Manchester Unitedit, Juan Mata, për të dhënë donacion një për qind të pagës për bamirësi, shkruan sot Koha Ditore.

Mata u ka bërë thirrje lojtarëve të profilit të lartë t'i bashkohen në këtë kauzë në të njëjtën javë kur ylli brazilian Neymar siguroi transferimin te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.

"Kjo është një mundësi për futbollin që të përmirësojë botën tonë, dhe unë dua të jem pjesë e kësaj", ka thënë mbrojtësi i Bayern Muenchenit, Hummels.

Mbrojtësi 28-vjeçar ishte pjesë e Gjermanisë që fitoi titullin e botës në vitin 2014. Ai iu bashkua Bayernit verën e kaluar nga Borussia Dortmundi për afro 30 milionë funte.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.