Sport

Kante gjashtë vjet më parë luante në kategorinë e nëntë në Francë

Në klubin e futbollit Suresnes në periferi të Parisit, pak përtej lumit Seine, ende mbahet në mend kur N'Golo Kante kishe ardhur si nëntëvjeçar.

Jeunesse Sportive de Suresnes është vetëm skuadër amatore, që luan në kategorinë e nëntë të Francës. Sekretar dhe trajner në skuadër është Pierre Ville, ndërsa trajner i skuadrës së parë është Francois Missana, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, për befasi ky është klubi që ka zhvilluar një lojtar që po vlerësohet më i miri në Premier Leauge në pozitën e tij tash. Në të vërtetë në atë skuadër kishte luajtur N'Golo Kante deri para gjashtë vjetëve.

Së shpejti do të votohet për lojtarin më të mirë të Premier Leagues në zgjedhjet nga gazetarët, por edhe nga futbollistët profesionistë në Angli. Kante pritet të zërë vend lartë në të dy çmimet. Në kohën kur çmimet të ndahen, ai me gjasë do të fitojë titullin e dytë rresht të Premier Leagues me dy klube të ndryshme, njeriu i parë që e bënë këtë, që nga Eric Cantona në vitin 1993.

Por, fillimi i tij ishte shumë më ndryshe nga lojtarët e mëdhenj.

“Kur ai erdhi te ne, ishte me trup gati përgjysmë më i vogël se të tjerët. Ishte shumë i vogël”, kujton Ville, që ka parë gjenerata të të rinjve të kalojnë nëpër klubin e tij. “Ai ishte tepër i vogël, por kur nisi të luante, ai i la pas të gjithë. Ai luajti në skuadra përkrah lojtarëve që ishin më të vjetër se ai. Ai ishte me trup dukshëm më i vogël, dhe dukshëm më i lehtë, por ai luajti në ekipet e moshave të ndryshme”.

Në klub kanë një fotografi të një ekipi të ri, duke festuar me trofe. Të rinjtë janë tinejxherë energjikë në prag të arritjes së moshës madhore. Pranë gjendet një djalë i vogël që shikon.

Është Kante dhe trofeu është i tij. Ai vetëm sa e kishte fituar atë trofe si lojtari i turneut. Në emocionet e momentit, bashkëlojtarët duket se kanë harruar se është trofeu i tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.