Sport

Në ligën MLS argjentinasit po gjejnë shtëpi dhe sukses

Descriptive Text

Guillermo Barros Schelotto nuk ishte argjentinasi i parë që shkelte në një fushë të ligës MLS të futbollit në SHBA. Duke folur nga aspekti statistikor, ai ishte i 28-ti kur debutoi për Columbus Crew në vitin 2007.

Por, telefoni i Schelottos ende cingëron edhe këtë ditë, gjashtë vjet pasi u largua nga liga. Ka telefonata nga bashkëkombasit e tij që kërkojnë këshilla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse Schelotto, 43-vjeçar, tash është trajner te Boca Juniors, ekipi më i dekoruar në Argjentinë, shumica e lojtarëve e telefonojnë atë dhe duan të flasin me të për skuadrat e tjera, për shtetet tjera, për botën e futbollit larg nga ambienti me presion të madh në Buenos Aires.

“Shumica e tyre pëlqejnë të flasin për qytete”, thotë Schelotto. Shumica e tyre e gjejnë një mënyrë për të ardhur.

Argjentinasit tash përbëjnë grupin e dytë më të madh të lojtarëve në ligën MLS, vetëm prapa amerikanëve. Sipas Elias Sports, para xhiros hapëse të këtij stinori këtë fundjavë, 98 argjentinas kanë luajtur në ndeshje të stinorit të rregullt në MLS, që nga formimi i ligës. Sebastian Blanco, debutoi të premten për Portlandin dhe u bë numër 99-të.

Në të vërtetë 12 nga 22 skuadrat në ligën MLS do të nisin stinorin me së paku një argjentinas në përbërje. Në këtë përfshihen yjet si Mauro Diaz i Dallasit, Ignacio Piatti i Montrealit, Hector Villalba i Atlantas dhe Maxi Moralez i New York City FC... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.