Dries Mertens ishte njëri nga golashënuesit në fitoren prej 2 me 0 ndaj Nice në ndeshjen e parë të “play-offit” në Ligën e Kampionëve.
Ai pas takimit ka deklaruar se fitorja prej 2 me 0 nuk është e mjaftueshme, përkundër që nuk e ka cilësuar as rezultat të keq, transmeton Koha.net.
“Ishte shumë e rëndësishme, ekipi dha gjithçka dhe stadiumi i mbushur ishte i mrekullueshëm. Mendoj se 2-0 nuk është i mjaftueshëm, por nuk është as i keq. Duke konsideruar ndeshjen në përgjithësi është shumë pak për të treguar performancën tonë”, ka thënë ai për Mediaset Premium.
-
17 gusht 2017 00:59
-
Shpërndaje në: