Sport

Wise, vendimtar në momentin e vështirë

Është ndalur gjatë në parketin e palestrës “Minatori” plejmejkeri amerikan Jeremy Wise. Shumë tifozë dëshironin të bënin fotografi me të, ta uronin.

“Torcida” pasi bëri festën e zakonshme me lojtarë, thërriste emrin e tij dhe priste një përshëndetje nga amerikani, shkruan sot “Koha Ditore”. Pasi bëri shumë fotografi, Wise duartrokiti në drejtim të tifozëve, që po u ofronin përkrahje maksimale basketbollistëve të Trepçës.

Të shtunën mbrëma ata patën edhe arsye për festë. Arsyen ua dha Wise, lojtari, që në një periudhë të vështirë udhëhoqi Trepçën drejt një fitoreje të madhe. Drejt fitores në sekondat e fundit ndaj rivales më të madhe, Sigal Prishtinës.

Trepça fitoi 84:83 ndeshjen që i takonte xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ishte kjo fitorja e parë e Trepçës pas thuajse katër vjetësh ndaj Prishtinës. Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik.

Prishtina ishte në epërsi prej tre pikësh dhe kishte topin në pronësi. Tifozët nisën të largoheshin nga palestra, të dëshpëruar dhe duke menduar se Trepça nuk kishte gjasa, pasi kishin mbetur pak sekonda deri në fund. Por kështu nuk mendoi Wise. Prishtina humbi topin për pasim të gabuar dhe topi ishte tashmë në pronësi të vendasve.

Fundori tjetër Motrael Scott pasoi te Wise që u shkëput, gjuajti dhe shënoi për tri pikë, për të barazuar shifrat në 83:83, kur kishin mbetur edhe tre sekonda deri në fund. Wise poashtu fitoi një gjuajtje të lirë, pasi me rastin e gjuajtjes ishte fauluar nga Edmond Azemi. Tifozët u futën në parket për të festuar, ndonëse fitorja nuk ishte arritur ende... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.