Sport

Matuidi afër Juventusit

Juventusi raportohet se është afër transferimit të mesfushorit Blaise Matuidi nga Paris Saint-Germaini.

Gjatë kësaj vere interesim për të kanë shprehur klubet angleze Arsenali dhe Manchester Unitedi, por mesfushori francez ka vendosur për kalim te kampioni italian, derisa PSG-ja do të shesë lojtarë për të mbetur në rregull me “Fair Playn” financiar, pasi bleu Neymarin për 220 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Parisi dhe Juve janë pajtuar për transferimin e tij për 20 milionë euro, plus tre milionë bonuset.