Sport

Milani falënderon Shkëndijën për videon e krijuar

Klubi i Milanit përmes një komenti ka falënderuar Shkëndijën për videon e krijuar dy ditë para ndeshjes në kuadër të kualifikimeve të Europa Ligës.

Në videon e postuar nga klubi shqiptar për ndeshjen kundër Milanit, Shkëndija tregon për qytetin e Tetovës dhe fansat e shumtë të Milanit që ka në këtë qytet.

“Tung KF Shkëndija. Shpirt i madh i një rivaliteti të shëndetshëm. Është kënaqësi t’ju mirëpresim të enjten në San Siro. Shihemi, miq”, ka komentuar faqja zyrtare e Milanit.