Sport

Bonucci: Juve mbetet favorit

Leonardo Bonucci ka thënë se Milani është një hap prapa Juventusit dhe për titull shanse të mira ka edhe Napoli për të luftuar.

Milani ka shpenzuar 200 milionë euro në transferime këtë afat kalimtar, dhe një prej tyre ishte edhe Bonucci, i cili u bashkua nga Juventusi për 40 milionë euro.

“Juve mbetet favorit dhe Napoli ka shans të mëdha për të luftuar për titull. Siç jemi tani, ne jemi një hap prapa tyre, por nuk duhet të kufizohemi. Pas tyre i shoh si të barabarta, Milanin, Interin e Romën”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Ai më tutje ka thënë se transferimi i një top sulmuesi do të ndryshonte gjërat për të mirë në fazën ofansive të Milanit.