Sport

Leicesteri kërkon 44 milionë euro për Mahrezin

Raportohet se Leicesteri do të refuzojë ofertën e fundit të Romës prej 35 milionë euro për Riyad Mahrazin.

Sipas Sky Sport Italia, klubi anglez nuk dëshiron t’i zbresë çmimin Mahrezit, dhe kërkon së paku 44 milionë euro, transmeton Koha.net.

Roma i ka dhënë një afat Leicesterit që të jep përgjigje, që është të martën në mbrëmje.