Sport

Një Botëror rekord për Felixin dhe SHBA-në

Descriptive Text

Gara ishte ende e ngushtë, kur Allyson Felix mori stafetën. Më pas nuk ishte.

Atletja u fut në ritmin e saj të zakonshëm dhe epërsia vetëm sa vazhdoi të thellohej e thellohej gjatë ndërrimit të dytë, në finalen e garës në stafetën 4x400 metra vrapim, të dielën në Botërorin në Londër, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

Dy ndërrimet e fundit në garë ishim formalitet, ndërsa amerikanet siguruan lehtësisht fitoren. Ishte medalja e 11-të e artë e Allyson Felixit në kampionate botërore, duke barazuar rekordin e xhamajkanit Usain Bolt për më së tepërmi të arta të fituara në histori të botëroreve. Për më tepër, ishte medalja e saj e 16-të në botërore, një rekord që e mban vetë Felix.

Ishte një natë e madhe për Felixin dhe ishin dhjetë ditë plotë sukses për amerikanët, që fituan një rekord prej 30 medaljeve, përfshirë dhjetë të arta.

Skuadra e femrave e SHBA-së në stafetën 4x400 metra përfundoi garën me 3:19.02 minuta. Vendosi rekord për fitoren më të thellë në këtë garë në histori të botëroreve, pasi Britania e Madhe që doli e dyta ishte 5.98 sekonda prapa. Dhe ishte pjesa e garës së Felixit që bëri dallim kaq të madh....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.