Modriq udhëheq Kroacinë ndaj Kosovës

Modriq udhëheq Kroacinë ndaj Kosovës

15 gusht 2017 08:21

Njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modriq, do të udhëheqë Kroacinë në ndeshjen ndaj Kosovës, që luhet më 2 shtator në Zagreb, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018".

Është përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, që ka konfirmuar se ylli i Real Madridit do të jetë në përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit ndaj Kosovës dhe Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kishte dilema nëse Modriq do të vazhdonte të luante për Kroacinë pasi ishte sulmuar rëndë nga një pjesë e mediave dhe opinionit në Kroaci për shkak të dëshmisë që dha gjatë një procesi gjyqësor më herët këtë verë. Por Çaçiq ka thënë se 31-vjeçari do të vazhdojë të luajë dhe do të udhëheqë Kroacinë drejt botërorit.

Ai të hënën ka shpallur listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet ndaj Kosovës e Turqisë. Natyrisht pjesë e saj është Modriq.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme