Sport

Bunjaki përballet me gjendjen më të vështirë para fazës së ngjeshur

Descriptive Text

Në krye të përfaqësueses së Kosovës prej vitit 2009, Albert Bunjaki ka thënë të hënën se po përballet me situatën më të vështirë. Ai ka folur për aktivizimin e paktë të lojtarëve të Kosovës në klubet e tyre, kur përfaqësuesen e presin në një periudhë të shkurtër katër ndeshjet e fundit të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Rusia 2018".

Kosova dy ndeshje i luan në shtator e dy të tjera në tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Kur në shumicën e vendeve kanë nisur kampionatet për edicionin 2017\18, Bunjaki me çdo xhiro të kaluar po bindet që të besuarit e tij po kanë vështirësi në skuadrat aktuale. Nuk është gjendje premtuese sidomos para përballjes me Kroacinë më 2 shtator në Zagreb, përfaqësuese kjo që në radhët e veta ka lojtarë yje të Real Madridit e Barcelonës.

Kosova më 5 shtator e pret Finlandën, ndërsa më 6 tetor e pret Ukrainën. Eliminatoret i mbyll më 9 tetor në udhëtim ndaj Islandës. Natyrisht, ndeshjet si vendase Kosova i luan në Shkodër në mungesë të një stadiumi të denjë në Kosovë. Deri më tani Kosova ka një barazim ndaj Finlandës në ndeshjen e parë dhe më pas pesë humbje.

"Qe nëntë vjet gjendja më e vështirë nuk ka qenë asnjëherë. Kemi një numër shumë të madh të lojtarëve që momentalisht nuk po aktivizohen me klubet e tyre dhe ky është një problem shumë i madh", ka thënë Bunjaki, që është vënë në presion pas humbjeve rresht me përfaqësuesen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.