Sport

Zyrtare: Paulinho në Barcelonë

Reprezentuesi brazilian Paulinho ka kaluar nga Guangzhou Evergrande në Barcelonë, njoftoi sot klubi katalunas.

Paulinho pas dy vjetësh qëndrimi në Kinë është kthyer në Evropë dhe atë në transferimin në vlerë 40 milionë euro, me nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me Barcelonën.