Ditët më të vështira në jetën e tij, Besnik Hasi i ka përjetuar në vitin 1999. Derisa ai po luante futboll për Genkun në Belgjikë, familja e tij ishte e rrethuar nga era e luftës në Kosovë.
Pasi linjat telefonike ishin të ndërprera, nuk ka mundur të kontaktojë me të, por shpejt kuptoi se nëna, vëllai dhe motra ia kanë dalë të kalojnë kufirin dhe të kërkojnë shpëtimin në Shqipëri, shkruan “Sportske Novosti”, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë i mbeti një brengë e madhe, e fejuara e atëhershme, Laureta ende nuk po lajmërohej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam qenë i tmerruar. Kam parë se po ndodhin gjëra të tmerrshme dhe e kam ditur se më të dashurit e mi janë atje. Pas një muaji më është lajmëruar familja, por ende nuk po e dija nëse Laureta është gjallë. E kam ditur se femrat në luftë po i dhunonin e po i vrisnin, por asgjë nuk kam mundur të bëjë. Kjo për mua ishte shkatërruese. Ajo ka qenë në Kosovë thuajse gjatë tërë luftës, por ia doli disi të shkonte deri në Tiranë dhe vetëm atëherë e kam ditur se me të çdo gjë është në rregull”, ka treguar Hasi rrëfimin e tij tronditës.
Me Genkun në vitin 1999 e fitoi titullin e Belgjikës, ndërsa tifozët në të njëjtën mbrëmje mblodhën 55 mijë euro dhe ia dorëzuan Hasit, që ai t'i dërgonte në Shqipëri si ndihmë për refugjatët nga Kosova.
“Paratë janë ndarë në 360 familje. Për atë që kanë bërë, njerëzit e Genkut gjithnjë do të jenë në zemrën time”, ka thënë Hasi derisa mezi po mbante lotët, kur po jepte një intervistë për një gazetar anglez para ndeshjes së tij të dytë me Shqipërinë, ndaj Anglisë në Tiranë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.