Sport

Barcelona rrit ofertën për Coutinhon

Makthi për Liverpoolin siç duket do të vazhdojë në këtë afat kalimtar, pasi Barcelona ka gati ofertën e tretë për Philippe Coutinhon.

Pas dy ofertave të refuzuara nga Liverpoolit, The Times raporton se Barcelona ka gati 137 milionë funta (150 milionë euro) për yllin brazilian, transmeton Koha.net.

Braziliani të premten ka bërë një kërkesë zyrtare për largim nga Anfield Road, duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u transferuar te Barcelona, përkundër që Liverpooli ka bërë të ditur se nuk do të pranohet asnjë ofertë për shërbimet e tij, dhe se lojtari do të vazhdojë të jetë i “Kuq” në sezonin e ri.