Hajrizi suspendohet nga Përfaqësuesja

Hajrizi suspendohet nga Përfaqësuesja

13 gusht 2017 14:50

Përfaqësuesi i Kosovës në basketboll, Drilon Hajrizi është suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e tjerë të FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Kështu bën të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net.

“Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë”, thotë FBK.

Më tutje thuhet se pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procedojë rastin, sipas akteve normative në fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme