Sport

Atletico fiton bindshëm ndaj Valencias

Dy gola të Antoine Griezmannit dhe një i Kevin Gameiros i kanë sjellë fitoren bindëse 3 me 0 Atletico Madridit ndaj Valencias.

Ekipi i Diego Simeones realizoi golin e parë në minutën e dhjetë, ndërsa dy të tjerët në pjesën e dytë.

Me fitoren bindëse, Atletico kalon në pozitën e katërt në tabelë me 49 pikë të tubuara pas 26 ndeshjeve. 55 pikë ka Sevilla në pozitën e tretë.