Sport

Barcelona me ofertë të lartë edhe për Hazardin

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, dhe tani është vënë pas yllit të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas Diario Gol klubi katalunas është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Interesim për yllin belg ka shprehur edhe Real Madridi, por Barcelona shpreson të fitojë garën për Hazardin, i cili momentalisht është i lënduar.

Chelsea më parë ka shprehur interesim për yllin e Barcelonës, Sergi Roberto dhe mesfushori mund të përfshihet në ofertën për Hazardin.

Barcelona gjithashtu kërkon edhe shërbimet e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.