Football Oranje: Milot Rashica, një nga yjet që duhet shikuar në sezonin e ri në Holandë

Football Oranje: Milot Rashica, një nga yjet që duhet shikuar në sezonin e ri në Holandë

13 gusht 2017 13:26

Ueb faqja që ekskluzivisht sjell më të rejat nga futbollit holandez, Football Oranje ka përzgjedhur Milot Rashicën në mesin e 50 yjeve që duhet të shikohet në sezonin e ri në Eredivisie.

“Skautët e Vitesses e kishin parë talentin e adoleshentit në Superligën e Kosovës, dhe që nga atëherë, 21 vjeçari ka pasur dy sezone shumë frytdhënëse në Holandë. Në sezonin 2015/16 anësori u paraqit në skenë me tetë gola në 31 paraqitje në Eredivisie. Në atë kohë Rashica ishte kritikuar për mungesën e shërbimeve ndaj sulmuesve, në vend të së cilës kërkonte vet golin”, shkruar Football Oranje, transmeton Koha.net.

Por, kjo ndryshoi në sezonin e kaluar, që solli një ofrues të rrjedhshëm. Totali prej 3 asisteve në sezonin e parë, u rrit në 10, por golat e tij u ulën për dy në sezonin që lamë pas. Megjithatë, Rashica shtoi dy gola të tjerë në gjashtë ndeshje të Kupës, që e drejtori Vitessen drejt triumfit të parë historik të Kupës.

Kurse në fazën kombëtare, Rashica u zhvillua me të rinjtë e Shqipërisë, por me vetëm dy paraqitje për ekipin e parë vendosi që me krenari ta përfaqësojë kombin më të ri në futboll, Kosovën, për të cilën deri më tani ka gjashtë paraqitje.

Stili i Lojës

Rashica është një anësor i vërtetë. Ai qëndron në anën e djathtë dhe i pëlqen të mposhtë kundërshtarët me driblimet dhe aftësitë e tij para se të sigurojë për sulmuesit topa lundrues në zonën e rreptësisë, ose më shpesh, topa të ulët.

Sulmuesi i ri Tim Matavz po lëpin buzët për shkak se po luan me Rashicën. Saktësia e anësorit, pasimet kyçe dhe suksesi me sulmuesi Ricky van Wolfswinkel sezonin e kaluar do ta emocionojë ish-lojtarin e PSV-së. Kosovari ende nuk është testuar në krahun e majtë, dhe kjo le të vazhdojë duke pasur parasysh përmirësimin e tij në topin përfundimtar.

Çfarë të pritet nga Rashica në këtë sezon

Një sezon mbresëlënës me Vitessen që të përfundojë lartë në tabelë, dhe disa meçe emocionuese në fazën e grupeve në Ligën e Evropës mund ta shohim Rashicën në radarin e klubeve nga mesi e lartë të klubeve Evropiane në top pesë ligat.

Italia tashmë është përmendur si një destinacion i mundshëm, por së pari lojtari i Vitesses duhet ta mbajë vendin e titullarit që mund të jetë një sezon vendimtar e historik për klubin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme