Sport

Posterët e Coutinhos largohen nga dyqanet e Liverpoolit

Philippe Coutinho këtë javë kërkoi që të largohet nga Liverpooli për t’u bashkuar me Barcelonën, dhe një gjë e tillë pritet që të ndodhë së shpejti.

Një gjë të tillë mund ta tregojë edhe largimi i posterëve nga dyqanet zyrtare të klubit të Liverpoolit në Williamson Square, shkruajnë mediat britanike, transmeton Koha.net.

Raportohet se Barcelona ka ofruar mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij, përkundër që Liverpooli insiston se braziliani nuk është në shitje.

Në rrjetet sociale një fans ka publikuar një video, në të cilën dëgjohet duke thënë se, “ai përfundimisht po largohet, apo jo? Lamtumirë”.