Liverpooli gjen në Serie A zëvendësuesin e Coutinhos

Liverpooli gjen në Serie A zëvendësuesin e Coutinhos

13 gusht 2017 12:42

Siç duket Liverpooli ka filluar të kërkojë pasardhësin e Philippe Coutinhos, i cili ka kërkuar largimin nga Anfield Road për t’u bashkuar me Barcelonën.

The Mirror raporton se Liverpooli është vënë pas yllit të Napolit, Lorenzo Insigne, në rast të largimit të Coutinhos, transmeton Koha.net.

Coutinho është synimi kryesor i Barcelonës për ta zëvendësuar Neymarin, por Liverpooli ka konfirmuar se ai nuk është në shitje.

Insigne, që shënoi 20 gola dhe bëri 12 asiste në 49 paraqitje sezonin e kaluar, ishte edhe më parë synim i Liverpoolit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme