Si erdhi deri te lëndimi i Usain Boltit në vrapimin e fundit të karrierës Foto: Reuters

Si erdhi deri te lëndimi i Usain Boltit në vrapimin e fundit të karrierës

13 gusht 2017 10:15

Usain Bolt “ishte ftohur” para se të pësonte lëndimin në finalen e tij të fundit në vrapim, ka thënë bashkëlojtari i tij te Xhamajka.

Finalja e karrierës së tij në Londër përfundoi me zhgënjim pasi pësoi një lëndim pak para fundit të finales në 4x100 metra, të cilën e fitoi Britania e Madhe.

“Gara filloi me 10 minuta vonesë, neve na mbajtën 40 minuta. Ishte çmenduri. Na mbajtën shumë gjatë duke pritur”, ka thënë Johan Blake për BBC-në, transmeton Koha.net.

Bolt shpresonte t’i jepte fund karrierës së tij duke arritur dy medalje të arta në Londër, por braktisi garën me të bronztën nga vrapimi 100 metërsh në vikendin e kaluar.

“Ishin 40 minuta pritje dhe dy prezantime të medaljeve para se të vraponim ne”, ka thënë Blake.

“Ne bënim nxehje dhe prisnim, nxeheshim dhe pritnim. Kjo mori më të mirën nga ne”, ka shtuar ai.

“Më dhemb ta shoh në këtë gjendje një legjendë, një kampion të vërtetë”, ka theksuar Blake.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme