Sport

Keita Balde: Lazio thellësisht më ka lënduar

Descriptive Text

Kieta Balde Diao ka thënë se është lënduar thellësisht nga Lazio, që e ka lënë jashtë ndeshjes së Superkupës së Italisë.

Sulmuesi ka kërkuar largimin nga Lazio dhe dëshiron të bashkohet me Juventusin, ndaj të cilit luan nesër skuadra e tij në Superkupë, transmeton Koha.net.

Senegalezi është lënë zyrtarisht jashtë kësaj sfide për shkak të problemeve muskulore, por ai përmes rrjeteve sociale ka mohuar se është i lënduar.

“Mos ftesa në finalen e Superkupës më ka lënduar thellësisht. Në ndeshjen e parë të rëndësishme të sezonit, për të cilën jam përgatitur dhe jam i gatshëm për aksion. Vendimi i klubit, që me sa duket nuk kishte të bënte aspak me një kriter të pastër sportiv, më vë në një pozitë psikologjike të pakëndshme dhe tani nuk di t’i vlerësoj pasojat e kësaj”, ka shkruar ai në Tëitter.

Kontrata aktuale e tij me Lazion skadon në qershor të vitit 2018, dhe në teori ai mund të arrijë marrëveshje me një klub tjetër në janar dhe në verë të largohet si lojtar i lirë.