Petrit Tahiri, në kërkim të një klubi në Gjermani

Petrit Tahiri, në kërkim të një klubi në Gjermani

12 gusht 2017 22:40

Rrugën e shumë sportistëve kosovarë për një jetë më të mirë në vendet evropiane, këtë verë e ka ndjekur edhe portieri më i mirë në Kosovë në vitin 2014, Petrit Tahiri.

“Gardiani” nga Vushtrria ka filluar një jetë të re me të fejuarën e tij në Gjermani, por pavarësisht që e ka braktisur futbollin e Kosovës, Tahiri kërkon të jetë aktiv në futboll.

Në një intervistë për Sportin në KTV nga Gjermania, 23 vjeçari, tregon se është në kërkim të një menaxheri, për të vazhduar karrierën si portier.

Ish – portieri i Vushtrrisë, Hajvalisë dhe së fundmi Trepçës, zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Kosova.

Tahri që e fitojë epitetin e portierit më të mirë të vitit 2014 të njohur si “Dorëza e Artë” e pranon se po i mungon shumë futbolli, shoqëria dhe familja, pavarësisht që është bërë bashkë me nafakën e tij.

Petrit Tahiri është rritur te Vushtrria ku ka fituar titullin dhe Superkupën në vitin 2014.

Ai është shpall edhe nënkampion me Hajvalinë në vitin 2016, kurse së fundmi ishte pjesë e Trepçës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme