Sport

Skuadra olimpike e refugjatëve: Ku është tash?

Erdhën, panë storiet e tyre inspiruan botën. Dhjetë sportistë - viktima të vuajtjeve të papërfytyrueshme, të detyruar të lënë shtëpitë e tyre në Sudanin Jugor, Kongo, Etiopi dhe Siri – u bashkuan nën një flamur të vetëm.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, i quajti ata “simbol i shpresës” në një kohë krize. “Human Rights Watch” tha se përfshirja e tyre “rinxiti debatin”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Por si kanë ndryshuar jetët e sportistëve të skuadrës olimpike të refugjatëve një vit pas Lojërave Olimpike “Rio 2016”?

Yiech Pur Biel (Sudan Jugor), 800 metra vrapim

Atleti Yiech Pur Biel mban në mend të ketë qarë vetëm dy herë në jetë. Një herë kur u nda nga nëna e tij si fëmijë në luftën e tmerrshme civile në Sudan, dhe shumë vjet më vonë, kur zbuloi se do të vraponte në 800 metra në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro 2016.

Ai mund të mos ketë arritur të kalojë baterinë e tij, duke përfunduar me kohë 1:54.67 minuta, por jeta e Pur Bielit ka ndryshuar përgjithmonë që nga paraqitja në Rio... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.