Vendimi i lehtë i Kastratit për të lënë Slloveninë për Kosovën Foto: Koha

Vendimi i lehtë i Kastratit për të lënë Slloveninë për Kosovën

13 gusht 2017 08:08

Erjon Kastrati i është shumë falënderues Sllovenisë. Vlerëson lart atë që ky vend, përkatësisht komuniteti i basketbollit në Slloveni, ka bërë për të. Por kur erdhi puna që të zgjidhte mes Kosovës apo Sllovenisë, nuk kishte dilema.

Vendosi për Kosovën dhe thotë se ishte vendim i lehtë. Basketbollisti Kastrati për herë të parë po luan për përfaqësuesen e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së bashku me Gëzim Morinën është larguar nga përfaqësuesja e Sllovenisë dhe këtë verë është bashkuar me Kosovën që po paraqitet në parakualifikime për botërorin e vitit 2019.

22-vjeçari i gjatë 199 centimetra nuk ka luajtur për Slloveninë në ndeshje zyrtare, por disa herë është përfshirë në listën e zgjeruar dhe po ashtu është paraqitur në stërvitje. Ndeshje zyrtare ka luajtur me përfaqësuesen U-20 të Sllovenisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme