Unitedi refuzon ofertat për Martialin

Unitedi refuzon ofertat për Martialin

12 gusht 2017 21:42

Manchester Unitedi dëshiron ta ketë në radhët e veta për sezonin e ri francezin, Anthony Martial, përkundër interesimeve për të.

RMC në Francë raporton se “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar ofertat nga Interi dhe Tottenhami për shërbimet e Martialit.

Sipas këtyre raporteve Interi ka provuar ta huazojë Martialin për një sezon me të drejtë blerje, përderisa Tottenhami ka tentuar ta kompletojë transferimin e tij të plotë.

21 vjeçari ishte transferuar në Old Trafford për 60 milionë euro më 2015, por nuk ia ka arritur të stabilizojë veten në formacionin bazë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme