Tensione pas pjesës së parë të ndeshjes Maqedoni-Kosovë Foto: Koha

Tensione pas pjesës së parë të ndeshjes Maqedoni-Kosovë

12 gusht 2017 21:32

Kosova e ka fituar 40:41 pjesën e parë të ndeshjes parakualifikuese të basketbollit me Maqedoninë, në Shkup.

Në fund të kësaj pjese ka pasur tensione pasi që mysafirët në sallë janë sulur me ofendime ndaj basketbollistit të Kosovës, Gëzim Morina, raporton KTV.

Televizioni raporton se ata që shkaktuan këtë moment të pahijshëm ishin zyrtarë të klubeve maqedonase, zyrtarë të Federatës, sponsorë e familjarë të lojtarëve.

Fisnik Rugova ka qenë më i miri për Kosovën në pjesën e parë me 15 pikë.

I vëllai i tij, Granit Rugova, ka shënuar 6 pikë, kurse Dardan Berisha 5.

Ndeshja po luhet pa shikues me kërkesë të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.

Në rast të fitores, Kosova i kalon parakualifikimet, pasi në ndeshjen e parë në Prishtinë ka mposhtur Maqedoninë, ndërsa Estonia ka mposhtur si vendës Kosovën e po ashtu edhe Maqedoninë, duke marrë kryesimin e Grupit C.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme