Xavi krahason largimin e Neymarit me atë të Figos

Xavi krahason largimin e Neymarit me atë të Figos

12 gusht 2017 19:42

Legjenda e Barcelonës, Xavi thotë se ishte i çuditshëm për të largimi i Neymarit nga Barcelona, ndërsa ka krahasuar largimin e tij rekord me atë të Luis Figos.

Figo ishte larguar nga Camp Nou në vitin 2000 për t’u bashkuar me rivalët e përbetuar, Real Madridin, në atë që cilësohet si një nga “tradhtitë” më të mëdha në futboll.

“Ishte vendimi i tij dhe duhet të respektohet. Është zgjedhje personale. Lojtarët tani transferohen aty ku dëshirohen më së shumti. Por, askush nuk mund ta imagjinonte se ai do të largohej nga Barcelona”, ka thënë Xavi për Le Parisien, transmeton Koha.net.

“Është e çuditshme kur një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Është shumë e rrallë. Ka 17 vjet, që kur Luis Figo ishte larguar për t’u bashkuar me Real Madridin. Ashtu si me Neymarin, ishte zgjedhja e tij në atë kohë”, ka thënë ai.

Neymari është bashkuar me PSG-në për rekordin botëror prej 222 milionë eurove.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme