McGregor paralajmëron Mayweatherin: Do shënoj fitore shkatërruese Foto: Reuters

McGregor paralajmëron Mayweatherin: Do shënoj fitore shkatërruese

12 gusht 2017 16:53

Kampioni i UFC-së, Conor McGregor ka thënë se do të shënojë fitore shkatërruese ndaj Floyd Mayweatherit më 26 gusht në Las Vegas.

Mayweather, 40 vjeç, të enjten ka thënë se “lufta do të përfundojë më herët”, transmeton Koha.net.

Kurse McGregori i është kundërpërgjigjur duke thënë do ta shkatërrojë në ring.

“E dini çfarë kam dëgjuar? Asgjë. Pashë një njeri të frikësuar. Po përgatitem për fitore, dhe fitore në mënyrë shkatërruese”, ka thënë ai, raporton BBC.

Kampioni i UFC asnjëherë nuk ka boksuar profesionalisht, do të përballet me amerikanin Mayweather në një meç 12 raundesh që mund t’iu sjellë të dyve rreth 100 milionë dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme