Liverpooli lëshon fitoren nga duart

Liverpooli lëshon fitoren nga duart

12 gusht 2017 15:30

Liverpooli ka barazuar në minutat shtesë të takimit dramatik që e zhvilloi kundër Watfordit.

“Të kuqtë” kishin avantazhin me rezultat 3 me 2 deri në minutën e 94 shtesë kur vendasit siguruan barazimin.

Kur pritej që Liverpooli të siguronte fitoren me golin e Mohamed Salah, por kështu nuk mendoi Britos që realizoi golin e barazimit në minutat shtesë.

Okaka kaloi Watfordin në epërsi në minutën e tetë ndërsa Sadio Mane barazoi rezultatin në minutën e 29. Douncoure ktheu epërsinë pak pa përfunduar pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli realizoi edhe dy gola. Fillimisht ishte Firmino që realizoi në minutën e 55 ndërsa Salah dy minuta më vonë realizoi për 3 me 2.

Britos i dha fund serisë së golave në këtë takim me golin e shënuar në minutën e 94.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme