Të rinjtë e Kosovës sigurojnë fitoren e parë në Europianin U16

Të rinjtë e Kosovës sigurojnë fitoren e parë në Europianin U16

12 gusht 2017 14:57

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka siguruar fitoren e parë në Kampionatin Europian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Pas dy humbjeve kundër Portugalisë e Maqedonisë, Kosova mposhti Luksemburgun me rezultat 61 me 51.

Në përballje me Luksemburgun të pëzgjedhurit e trajnerit Ibrahim Karabeg ishin më të vendosur dhe në fund ia dolën të shënojnë fitoren e parë në kuadër të kësaj gare.

Në tre çerekët e parë ndeshja ishte e barabartë, derisa në çerekun e katërt Kosova ia doli të krijojë epërsi prej 13 pikëve, kurse në anën tjetër mbrojtja ishte në nivelin e duhur.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të hënën kundër Britanisë së Madhe me fillim nga ora 19:30.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme