Gjakova organizon koncert për të përkrahur Vëllaznimin

Gjakova organizon koncert për të përkrahur Vëllaznimin

12 gusht 2017 08:40

Komuna e Gjakovës ka zgjedhur një formë jo shumë të zakonshme për t'i dalë në ndihmë klubit të futbollit Vëllaznimi.

Që buxheti i Vëllaznimit të "mbushet" para se "kuqezinjtë" të nisin garimin në Superligë, është vendosur që të organizohet një koncert dhe të hyrat e siguruara prej tij t'i takojnë klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Bileta për koncertin që do të mbahet më 16 gusht në stadiumin e qytetit të Gjakovës, nga ora 19:00, do të kushtojë pesë euro. Koncerti do të organizohet po ashtu për nder të 90-vjetorit të themelimit të klubit kuq e zi.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", në faqen Kuvendi Komunal - Gjakovë, është bërë thirrje që pos biletës prej pesë eurosh, ata që kanë mundësi dhe dëshirë të blejnë edhe një fanellë me logo të klubit për dhjetë euro. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme