Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka asistuar dy herë në fitoren të cilën Arsenali e siguroi në çastet e fundit të takimit kundër Leicester Cityt.
Ndeshjen hapëse të Premier Ligës për sezonin e ri Arsenali e hapi me gol që në minutën e dytë kur me gol debutoi sulmuesi Alexandre Laccazzette.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak minuta më vonë shifrat në 1 me 1 i shndërroi Shinji Okazaki.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, ish-kampioni anglez Leicesteri arriti shifrat në 2 me 1 me golin e realizuar nga Jamie Vardy.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2 me 2 kur për Arsenalin shënoi Danny Welbeck.
“Dhelprat” rikthyen rezultatin në 3 me 2 kur shënoi Vardy pas një harkimi nga këndi.
Për rikthimin e madh të Arsenalit u përkujdes Xhaka me dy asistime.
Fillimisht asistoi për golin e Aaron Ramseyt ndërsa i ndihmoi Olivier Giroudit që të shënoj golin e fitores. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-3.