Mayweather: Dueli me McGregorin nuk do të zgjasë shumë

Mayweather: Dueli me McGregorin nuk do të zgjasë shumë

11 gusht 2017 17:50

Floyd Mayweather ka thënë se dueli me Conor McGregorin në Las Vegas më 26 gusht “nuk do të zgjasë shumë”.

Mayweather, 40-vjeçar, ka fituar 49 duelet profesioniste në karrierë, por nuk ka biskuar që prej shtatorit të vitit 2015 dhe doli nga pensioni vetëm për përballjen me irlandezin.

“Ai do kërkojë përfundim të shpejtë të duelit, ashtu kërkoj edhe unë – prandaj nuk do të shkojë kohë e gjatë”, ka thënë Mayweather, transmeton Koha.net.

“Nuk po shikoj ndeshjet e tij. Ka të bëj me atë që të njohësh personin jashtë ringut”, ka shtuar boksieri amerikan.

“Doni të dini se çfarë ha, çfarë bënë jashtë ringut”, ka thënë veç të tjerash Mayweather.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme