Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi paralajmëron Barçën për Messin

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar Barcelonën se është në rrezik ta humbasë Lionel Messin.

Gjiganti spanjoll shiti Neymarin te PSG-ja për 198 milionë funte dhe aktivizimi i klauzolës së brazilianit, sipas Kloppit, paraqet problem edhe për Messin, klauzola e të cilit tani pa problem mund të paguhet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri gjerman ka thënë se klubet e mëdha në të ardhmen pa problem mund të paguajnë klauzolën e Messit prej 272 milionë funteve.

“Është shumë e thjeshtë. Deri tani shihej si e pamundur”, ka thënë Klopp për DAZN.

“Pastaj është një listë klauzolash te Barcelona. Leo Messi me 300 milionë euro. Në një periudhë një mujore gjithçka është e mundur. Dikur ishte shumë e madhe. Tash është krejt normale. Kush do të paguante 300 milionë euro. Tani është realitet”.